Me çfarë mund të të ndihmojmë?

Përshëndetje! Mirësevini në Seksionin e Ndihmës.
Shkruaj një temë ose emrin e karakteristikës për të cilën dëshiron të pyesësh.

Badoo Celular

  1. Nuk po mundem të instaloj versionin e fundit të Badoo-së për aplikacionin Android

    Nëse po hasni vështirësi gjatë instalimit të versionit të fundit të Badoo-së për Android, provoni këto hapa:

    1. Kontrolloni hapësirën e disponueshme në telefon ose tablet:
    • Hapni preferencat në Android.
    • Hapni storage settings.

    Nëse keni më pak se 100MB të disponueshme, ju mund të çinstaloni aplikacione për më shumë hapësirë e të vazhdoni shkarkimin. Përndryshe, ju mund të kaloni aplikacionin e Badoo-së në Android SD card.

    2. Anulloni e rinisni shkarkimin.

    3. Dilni nga Badoo dhe provoni shkarkimin sërish.

    4. Shikoni në Google këshilla për zgjidhje problemesh me shkarkimet.

    5. Çinstaloni Badoo, rinisni telefonin dhe ri-instaloni aplikacionin Badoo nga Google Play Store.

    Ende pa zgjidhje? Ju lutemi na tregoni më shumë për këtë problem

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  2. Si mund të ndryshoj vendodhjen?

    profilin tuaj klikoni pranë vendndodhjes aktuale dhe vendosni vendndodhjen e re ose përzgjidhni nga menuja.

    Nëse nuk e shihni kur përpiqeni të ndryshoni vendndodhjen mund të jetë për shkak të një prej këtyre arsyeve:

    • Ju po përdorni aplikacionin mobile dhe website në të njëjtën kohë dhe si rrjedhojë vendndodhja juaj do të zbulohet automatikisht nga GPS i aparatit tuaj celular dhe nuk mund të ndryshohet.
    • Ju nuk po përdorni aplikacionin dhe shërbimi i vendndodhjes së shfletuesit tuaj nuk po na jep koordinatat e sakta. Thjesht çaktivizoni vendndodhjen në shfletuesin tuaj dhe do të jeni në gjendje të vendosni vendndodhjen manualisht në profilin tuaj.

    Kontaktoni Ekipin e Shërbimit të Klientit nëse po hasni probleme në përdorimin e aplikacionin celular.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  3. Si mund të blej Badoo Premium në iPhone app?
    Shko në faqen e profilit dhe përzgjidh Badoo Premium, në vazhdim ndiq udhëzimet në ekran. Kur blen karakteristika premium në Badoo iPhone app, pagesa jote kryhet nëpërmjet llogarisë tënde iTunes.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  4. Si mund të anulloj abonimin e Badoo Premium që u krye nëpërmjet iTunes?

    Për të anulluar abonimin e Badoo Premium që u krye nëpërmjet iTunes, kaloni tek preferencat e iPhone ose iPad, përzgjidhni 'iTunes and App Store', dhe klikoni Apple ID dhe 'View Apple ID'. Vendosni fjalëkalimin tuaj, rrotulloni poshtë deri tek abonimet dhe prekni 'Manage'. Në ekranin e Badoo Premium anulloni Rinovimin automatik (Auto Renew).

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  5. Si mund të blej kredite nga aplikacioni iPhone?
    Kreditet përdoren për të aktivizuar disa nga shërbimet më të mira premium në Badoo. Ju mund të blini kredite duke prekur mbi balancën e krediteve në profilin tuaj. Sapo ta keni bërë këtë, zgjidhni metodën e preferuar të pagesës, sasinë e krediteve dhe ndiqni udhëzimet në ekran.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  6. Si mund të blej Badoo Premium në Android app?
    Shko në faqen e profilit dhe zgjidh Badoo Premium, në vazhdim ndiq udhëzimet në ekran.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  7. Si mund të blej kredite në Android app?

    Shko në faqen e profilit, përzgjidh Kredite dhe në vazhdim ndiq udhëzimet në ekran.

    Ti mund të përdorësh kredite Badoo për të përdorur shërbimin 'Prozhektor', për të vlerësuar më shumë fotografi në Takime ose për të shtuar limitin e kontakteve ditore.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  8. S mund të c' instaloj Badoo nga telefoni apo tableta ime?
    Android

    Për të c'instaluar aplikacionin Badoo nga telefoni juaj Android:

    1. Shkoni tek preferencat e telefonit tuaj Android dhe hapni application manager
    2. Prekni Badoo
    3. Prekni Uninstall

    Për të ri-instaluar aplikacionin Badoo për Android, shkarkojeni sërish nga Google Play Store.

    iPhone dhe iPad

    Për të c'instaluar aplikacionin Badoo nga iPhone ose iPad:

    1. Shtypni e mbani shtypur figurën e aplikacionit
    2. Prekni x që shfaqet
    3. Shtypni Fshij për ta konfirmuar

    Për të ri-instaluar aplikacionin Badoo për iPhone ose iPad, shkarkojeni sërish nga iTunes App Store.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo