Me çfarë mund të të ndihmojmë?

Përshëndetje! Mirësevini në Seksionin e Ndihmës.
Shkruaj një temë ose emrin e karakteristikës për të cilën dëshiron të pyesësh.

Badoo Premium

Badoo Premium të ndihmon të vihesh re dhe të njihesh me persona të rinj më shpejt. Këto karakteristika shtesë rrisin opsionet e tua për biseda, për të gjetur persona të rinj, të ndash fotografi e video dhe të argëtohesh.

  1. Çfarë karakteristikash më ofron përdorimi i Badoo Premium?

    Badoo Premium përfshin një sërë karakteristikash shtesë që nuk janë për të gjithë përdoruesit, për të të dhënë avantazh:

    U ke pëlqyer: shiko kush ka votuar 'Po' për ty në Takime

    Funksion i Padukshëm: kërko në Badoo pa u parë nga askush.

    Anullo votën e fundit: mundësia për të anulluar votën e fundit 'Jo' në Takime.

    Të kanë shtuar tek të Preferuarit: shiko kujt i pëlqen më shumë

    Bisedo me përdorues të shumëkërkuar: kontakto drejt përsëdrejti personat më të kërkuar në Badoo

    Bisedo i pari me persona të panjohur: bisedo me personat sapo hyjnë në Badoo

    Theksimin e mesazheve: bëj që mesazhet e tua të lexohen të parat nga kontaktet e tua

    Ngjitëse: fito përdorimin e ngjitëseve më interesante

    Përveç karakteristikave të mësipërme, do të kesh mundësinë edhe të përdorësh Badoo tërësisht pa reklama!

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  2. Si funksionon abonimi i Badoo Premium?

    Badoo Premium është shërbim me abonim. Ti mund të blesh Badoo Premium për periudha të ndryshme kohe e nëpërmjet një sërë mënyrash pagese. Abonimi për Badoo Premium rinovohet automatikisht dhe metodat e pagesës janë të ndryshme në çdo shtet.

    Ju mund të menaxhoni abonimin në çdo kohë në faqen tuaj Preferenca pagese.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  3. Si mund të blej Badoo Premium me kartë krediti apo Paypal?

    Kliko "Aktivizo" në faqen e Profilit dhe ndiq udhëzimet. Ti mund të paguash me kartë krediti ose Paypal dhe do të marrësh një konfirmim me email pasi të kesh paguar. Të rikujtojmë se abonimi rinovohet automatikisht.


    Për të paguar me kartë krediti, zgjidh abonimin e dëshiruar dhe ndiq udhëzimet. Kliko "Aktivizo" dhe prit mesazhin konfirmues për pagesën. Ti do të marrësh dhe një konfirmim me email pasi të kesh paguar.



    Për të paguar me Paypal, zgjidh abonimin e dëshiruar dhe kliko "Aktivizo". Në vazhdim do të kalosh në faqen e hyrjes në PayPal si dhe në procesin e tyre të përfundimit të pagesës.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  4. Si mund të blej Badoo Premium nëpërmjet SMS?
    Klikoni "Aktivizo" në faqen e profilit tuaj, zgjidhni SMS si metodë pagese e në vazhdim ndiqni udhëzimet. Ne do të dërgojmë një SMS dhe ti duhet të konfirmosh që dëshiron të aktivizosh abonimin.

    Pasi të konfirmoni, do të merrni një SMS sa herë që rinovohet abonimi. Ju mund ta anullosh Badoo Premium në çdo kohë duke ndjekur udhëzimet në SMS-në konfirmuese. Ju lutemi kontaktoni ekipin e Shërbimit të Klientit nëse ju nevojitet ndihmë për abonimin.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  5. Si mund të blej Badoo Premium në Badoo website Celular?
    Shko në faqen e profilit dhe zgjidh Badoo Premium, në vazhdim ndiq udhëzimet në ekran.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  6. Si mund të anulloj abonimin tek Badoo Premium?
    Hapni profilin tuaj dhe klikoni në ikonën e ingranazhit në cepin e sipërm djathtas. Më pas, shkoni poshtë tek seksioni i Preferencave të Pagesës dhe klikoni Anullo. Abonimi juaj do të anullohet në fund të periudhës së paguar.

    Për të anulluar abonimin me SMS, ndiqni udhëzimet në SMS-në fillestare ku konfirmohej abonimi ose në cilëndo SMS ku rinovohej abonimi.

    Ju lutemi kontaktoni ekipin e Shërbimit të Klientit nëse ju nevojitet ndihmë për abonimin.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  7. Si mund të anulloj abonimin e Badoo Premium që u krye nëpërmjet iTunes?

    Për të anulluar abonimin e Badoo Premium që u krye nëpërmjet iTunes, kaloni tek preferencat e iPhone ose iPad, përzgjidhni 'iTunes and App Store', dhe klikoni Apple ID dhe 'View Apple ID'. Vendosni fjalëkalimin tuaj, rrotulloni poshtë deri tek abonimet dhe prekni 'Manage'. Në ekranin e Badoo Premium anulloni Rinovimin automatik (Auto Renew).

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  8. Nuk po mundem të blej Badoo Premium. Si mund të veproj?
    Të lutemi kontakto ekipin e Shërbimit të Klientit nëse nuk po blen dot Badoo Premium. Ata do të ndihmojnë me kënaqësi.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  9. Si mund të anulloj votën time të fundit?
    Pasi ke votuar Jo për dikë në Takime, thjesht kliko mbi fotografinë e atij personi në cepin e sipërm djathtas të ekranit (do të ketë një mbi të). Ju lutemi vini re se nuk mund të ndryshoni votën dy herë rresht dhe nuk mund të ndryshoni votat Po.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo